Kryedemokrati Lulzim Basha ka lajmëruar se brenda pak minutash do të ketë një konferencë për shtyp.
Nuk dihet ende tema kryesore për të cilën lideri i opozitës pritet të prononcohet por mendohet se ka të bëjë me zhvillimet e fundit politike brenda demokratëve dhe me zhvillimet e fundit të ekonomisë në vend, pasi kryeministri Edi Rama deklaroi krizën energjitike më parë gjatë ditës së sotme.
Ndërsa nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha vijon me takimet nëpër rrethe me mbështetësit demokratë të cilët kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD për të bërë të mudnur shkarkimin e kryetarit aktual Lulzim Basha.
Kjo ka sjellë një ndarje të partisë në dy kampe ku duket se shumë figura themelore të PD kanë dalë në krah të ish kryeministrit Sali Berisha, pasi e kanë shoqëruar edhe në “Foltoret” që ai ka mbajtur me demokratët nëpër qytete të ndryshme të vendit.
Nga ana tjetër Basha në deklaratat e mëparshme ka theksuar se mbledhja e Këshillit Kombëtar nuk do të ndodhë, por pritet që gjatë kësaj konference për shtyp të shprehet më shumë lidhur me këtë pjesë të përplasjeve brenda partisë.