Në mbledhjen e sotme të Grupit Paralmentar të Partisë Demokratike, deputetja Dhurata Çupi ka kërkuar mbajtjen e një proteste ditën e mërkurë, lidhur me rritjen e çmimeve në vend.
Ajo kërkon që ky problem të ngrihet si çështje, pasi ajo përfaqëson një ndër qarqet më të varfra në vend.
“Dua te di qëndrimin tonë me thirrjen e protestës së ditës së mërkurë, kundër rritjes se çmimeve. Jam deputetja e qarkut me të varfër dhe me takon ta ngre si çështje.”, u shpreh Çupi.
Në fjalën e tij Basha theksoi se mbështet dhe inkurajon çdo formë reagimi.
“Ne do të mbështesim, organizojmë dhe inkurajojmë çdo formë reagimi.”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e sotme të grupit.