Elbasani është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë. 2 shtetas, Ardian Subashi dhe Lulzim Bitri kanë mbetur të vrarë si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri.
Por kush janë Ardian Subashi (Çollaku) dhe Lulzim Bitri?
Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.
Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.
Nga ana tjetër viktima tjetër, Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë.
Lulzim Bitri, pas vuajtjes së dënimit iu ndalua hyrja prej 5 viteve në Maqedoni.