Kutia e Pandorës ka brenda edhe Shqipërinë: A do nisë SPAK një hetim?!

0
141

Slogani i tyre është: E vërteta do të dalë!

Janë miliona dokumente të siguruara nga partneriteti më i madh mes gazetarëve investigativë nga e gjithë bota në histori, të cilët kanë zbuluar sekretet financiare të 35 udhëheqësve aktualë dhe të shkuar në botë.

Pasuritë e fshehura të më shumë se 330 zyrtarëve publikë në më shumë se 90 vende dhe territore, si dhe të njerëzve në kërkim ndërkombëtar, mashtrues dhe vrasës.

Mes tyre edhe politikanë e biznesmenë shqiptarë, si dhe këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Tony Blair.

Pas skandalit është zbuluar se janë më shumë se 27 mijë kompani të regjistruara në “parajsa fiskale”, nga të cilat rezulton se dhjetëra prej tyre janë të lidhura me pronarë në Shqipëri.

“Pandora” në Shqipëri

Për sa i përket Shqipërisë, ende nuk është zbuluar nëse ka të dhëna domethënëse për politikanë të rëndësishëm, por dyshohet se qeveritarët janë kamufluar nëpërmjet biznesmenëve që kanë hapur kompani dhe llogari në disa vende “offshore”.

Këtë të hënë u zbulua rasti i biznesmenit shqiptarë, Vasil Kallupi, i cili banon në Vjenë të Austrisë.

Sipas dokumenteve të “Pandora papers”, mësohet se kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulente e hapur në Emiratet e Bashkuara Arabe, por e drejtuar nga  biznesmeni shqiptar me lidhje politike, i njohur edhe si “Vasili i Vjenës.

Dokumentet e rrjedhura për këtë rast, përfshijnë gjithashtu një deklaratë të llogarisë bankare të Al Energy Transmission nga banka Bendura me qendër në Lichtenstein, e cila mbulon transaksionit në periudhën nga viti 2013 ,menjëherë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës deri në vitin 2019. Sipas deklaratës, “Energoinvest” bëri 39 pagesa ndaj kompanisë së konsulencës “offshore” të Vasil Kallupit, për një vlerë prej më shumë se 3.6 milionë euro.

Shumica e parave nga llogaria janë tërhequr nëpërmjet një karte debiti për udhëtime, por ka edhe transferta për llogari të Vasil Kallupit, gruas së tij Dëshira dhe nipit të saj, Sokol Sferdelli.

Gazetari dhe botuesi Ylli Rakipi i tha BIRN se Kallupi ka qenë i afërt me Fatos Nanon, ish-lideri i socialistëve që e drejtoi Shqipërinë nga viti 1997 deri në vitin 2005. Nano doli në pension dhe u transferua në Vienë, por vetë Edi Rama ka deklaruar se vazhdon që ta ketë atë si “këshilltar të jashtëm”.

“Kallupi ka qenë një nga shqiptarët e parë që ka shkuar në Vjenë në vitet 90. Është marrë me biznesin e energjisë me firmat e ish-Jugosllavisë dhe ka pasur lidhje me Nanon”.

Një ish-zyrtar i qeverisë që foli në kushtet e anonimatit, gjithashtu konfirmoi se biznesmeni kishte lidhje me ish-kryeministrin.

Kujtojmë se të gjitha transfertat janë bërë gjatë 2 mandateve të para të qeverisë Rama, ndërkohë që nuk dihet ende roli i vërtetë i ish-kryeministrit Nano.

Interesant do të jetë investigimi i lidhjeve me politikën dhe qeverinë, i mbi 13 kompanive të tjera shqiptare apo të lidhura me Shqipërinë, që funksionojnë si “offshore” dhe rezultojnë brenda “Kutisë së Pandorës”.

Dokumentacioni për “pjesën shqiptare”, posedohet nga “Birn Albania”, media me seli në Tiranë e cila është pjesë e rrjetit gjigant global të gazetarëve investigativë  që zotërojë dhe po publikuan informacionin.

Çështja shtrohet a do të verifikojë SPAKA këto rrjedhje për të parë se cilat kompani offshore që bashkëpunojnë apo veprojnë me Shqipërinë, kanë përfituar nga marrëdhëniet me qeverinë shqiptare dhe politikanë, nëpërmjet tenderave dhe koncesioneve?

Dhe nëse ka element që ngjallin dyshim për korrupsion apo për sistemimin “e pjesës së fitimit” të politikanëve dhe qeveritarëve nëpër llogari të fshehta bankare, a do të nis SPAK një hetim të thelluar?

“Pandora” në botë

Në listën e politikanëve të njohur nëpër botë që janë zbardhur deri tani, spikasin presidenti rus Vladimir Putin me asetet sekrete në Monako, dhe Kryeministri çek Andrej Babis i cili nuk arriti të deklarojë një kompani investimesh në det të hapur e përdorur për të blerë dy vila për 12 milion £ në jug të Francës.

Dokumentet tregojnë se ish-Kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij Cherie Blair, studio e të cilëve ka konsultuar Edi Ramën gjatë këtyre 8 viteve të fundit, direkt e indirekt, kanë kursyen 312 mijë paund kur blenë një zyrë në Londër.

Presidenti autokrat i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familja e tij, rezultojnë të përfshirë fshehurazi në marrëveshje pronësie në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë më shumë se 400 milionë paund.

Dokumentet financiare tregojnë gjithashtu se si Mbreti i Jordanisë grumbulloi fshehurazi një perandori prone në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me vlerë më shumë se mbi 100 milionë dollarë.

Letrat identifikojnë një rrjet kompanish në offshore në Virgin Island dhe parajsa të tjera fiskale të përdorura nga Abdullah II bin Al-Hussein për të blerë 15 shtëpi që kur ai mori pushtetin në 1999.

Anëtarët e rrethit të brendshëm të kryeministrit pakistanez Imran Khan, përfshirë ministrat e kabinetit dhe familjet e tyre, posedojnë fshehurazi kompani që mbajnë miliona dollarë

Firma juridike e themeluar nga Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades duket se ka siguruar pronarë të rremë për të maskuar pronarin e vërtetë të një sërë kompanish “në det të hapur”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky transferoi aksionet e tij në një kompani sekrete pak para se të fitonte zgjedhjet e vitit 2019.

Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso, një ish-bankier, zëvendësoi një fondacion panamez që bënte pagesa mujore për anëtarët e tij të ngushtë të familjes me një fond të bazuar në Dakotën e Jugut në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here