Perla e Bushatit: Të gjithë ata që dikur kanë pasur përplasje me SHBA-në në Shqipëri, kanë ardhur në pushtet, sepse në fund Amerika zgjedh të bashkëpunojë me fituesin

0
107

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për krizën e Partisë Demokratike dhe rolin e diplomatëve amerikanë në këtë krizë.

Bushati tha se në fund amerikanët bëhen me me të fortin dhe kërkojnë ruajtjen e stabilitetit, në kurriz edhe të standarteve demokratike.

“Unë qesh kur thuhet kjo që i del kundër Amerikës… I ke dalë kundër një diplomati që ka një opsion. Kjo që je kundër Amerikës, është budallallëk, por ta marrim të mirëqenë. Në Shqipëri, nuk ka ardhur asnjeri në pushtet pa qenë njëherë anti-amerikan. Fatos Nano. Sali Berisha i opozitës, në pjesën më të madhe anti-ametikan. Edi Rama i celulave anti-amerikane, erdhi në pushtet. Është e thjeshtë. Amerikanët kanë një problem, stabilokracinë. Kush është i fuqishëm dhe merr pushtetin, ata bëhen me këtë. Pallavrat se po dënojmë Bersihën se korrupsioni është kancer i madh që i prish punë strategjinë e Washingtonit, të mos na i shesin. Sepse Sali Berisha ka 8 vjet që bën korrupsion në facebook…

Diplomacia amerikane në fund bëhet me talebanët, bëhet me më të fortin për të ruajtur stabilitetin. Nëse liritë do t’i interesonin diplomatëve këtu, do të flisnin për patronazhistët, vjedhjen e të dhënave të 900 mijë vetëve, etj”, tha ndër të tjera Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here