Zuckerberg bën reagimin e parë: Ndjesë për ndërprerjen e rrjeteve

0
98

Aplikacionet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger i kanë rikthyer normalitetit pas më shumë se shtatë orësh ndërprerje të funksionalitetit të tyre. Vetë Mark Zuckerberg, CEO i Facebook ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen dhe mosfunksionimin e përkohshëm të aplikacioneve.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Zuckerberg shkruan se e kupton se përmes këtyre shërbimeve njerëzit komunikojnë dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni,”- shkruan Zuckerberg.

Prej më shumë se 7 orësh rrjetet sociale të platformës Facebook janë bllokuar. Sipas DownDetector, problemet për Facebook, Whatsapp dhe Instagram filluan rreth orës 16:44 të ditës së kaluar duke prekur ndjesësit në rang global. Për 7 orë që Facebook nuk u përdor, pasuria personale e Mark Zuckerberg ka rënë me gati 7 bilion dollarë në pak orë, ndërsa kompania e tij ka shënuar rënien më të madhe në bursë që prej vitit 2020, në më shumë se 5%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here