Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Gjirokastra se qëllimi kryesor mbetet largimi i regjimit të Edi Ramës.
Por sipas tij, kjo arrihet vetëm me një PD si opozitë të vërtetë.
“Dua të them se, misioni ynë është rivendosja e pluralizmit me qëllimin më madhor, largimin sa më shpejt nga pushteti të kreut të meduzës, të Edvin Kristaq Ramës, që e ka shndërruar vendin në delen e zezë të Ballkanit dhe të Europës.
Por kushti është një PD si opozitë e vërtetë. Një PD që i merr vendimet vetë, nuk ia marrin të tjerët.
Një PD ku askush nuk e merr peng vullnetin tuaj. Mund të marrin peng kryetarin, jo vullnetin tuaj.
Ju garantoj se kjo PD do përmbushë misionin e saj historik. Do të shpëtojë vendin nga ky regjim, më i keqi që ka njohur vendi që nga diktatura e Enver Hoxhës deri më sot,” tha Berisha.