Mungoi një javë/ Nesër seanca e radhës së parlamentit, marrëveshja me Pfizer në rendin e ditës

0
109

Pas pushimit të javës së kaluar, parlamenti do të mblidhet në seancë plenare ditën e enjtë më 7 tetor në orën 10:00. Lajmi bëhet i ditur nga Kuvendi i Shqipërisë, duke njoftuar për procedurat dhe masat anti-covid që mbeten në fuqi.

Ndërkohë në rendin e ditës është votimi i ndryshimeve në marrëveshjen mes Pfizer dhe qeverisë shqiptare për prodhimin dhe furnizimin me vaksina.

“Akt Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021”.

Rendi I Dites

Masat anti-Covid janë ende në fuqi, prandaj Kuvendi njofton se gazetarët dhe kamerat do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare. Seanca e kaluar plenare ishte më 23 shtator, ndërsa javën e kaluar nuk pati seancë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here