Nuk kanë marrë pagat dhe pagesat për transport/ Mësuesit në protestë

0
130

Mësuesit e Belshit do të protestojnë nesër lidhur me mosmarrjen e pagave dhe pagesat për transportin. Kjo u bë e njohur nga deputetja demokrate Zheni Gjergji, sipas të cilës, ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet‼️

“Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo:

– Nga muaji shtator do t’ ju mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet‼️

LEXO EDHE  300 kg drogë nga Shqipëria në drejtim të Podgoricës, ja cili ishte destinacioni

– Kjo ZVAP ka pa likujduar 3 muaj paratë e transportit për çdo mësues‼️

Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejten e tyre,të pagës. Do të protesojnë për dinjitetin e tyre.

Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike.

Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mesuesit,jo vetëm nëpër rrjete sociale!”, shkruan deputetja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here