‘Shqipëri Etnike’, Kombëtarja bashkon tifozët, “Air Albania” pritet “zjarr” ndaj Polonisë

0
119

Atë që nuk e bën dot politika, shpesh e bën sporti, e bën futbolli në veçanti. Kombëtarja kuqezi ka qenë gjithnjë një pikë referimi, mbetet kombëtarja e të gjithëve shqiptarëve kudo në botë, pavarësisht se së fundmi një pjesë të mirë të tifozëve i përfaqëson edhe Kosova. Pas një periudhe të gjatë, e kushtëzuar shumë edhe nga COVID-19 dhe faktorë të jashtëm, Kombëtarja mbledh edhe një herë të gjithë tifozët nga treva të ndryshme shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për sfidën ndaj Polonisë, grupime tifozësh, si kuqezinjtë e Jakovës, tifogrupi nga Gjakova, apo “Sokolët”, tifo grupi nga Dibra e Madhe kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm në “Air Albania”, të gjithë pranë grupimit më të madh ‘TKZ’, për të mbështetur Shqipërinë. Zyrtarisht në stadiumit nuk duhet të jenë më shumë se 30% e kapacitetit, por Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të jetë pak më dorëlëshuar vetëm për këtë sfidë e cila është jetike për ecurinë e Shqipërisë në kualifikueset e botërorit. “Air Albania” do të jetë një mbështetje e madhe për të besuarit e Edy Reja, interesimi është shumë i madh dhe pritet që në stadium të krijohet një atmosferë e zjarrtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here