“Forbes”: Pavarësisht pandemisë 400 miliarderët më të mëdhenj amerikanë u pasuruan ndjeshëm

0
91

Pavarësisht nga pandemia, 400 amerikanët më të pasur i shtuan me 4,5 trilionë dollarë pasuritë e tyre vitin e kaluar, një rritje prej 40%, sipas renditjes më të fundit të ”Forbes”.

Themeluesi i ”Amazon”, Jeff Bezos mbetet në krye për të katërtin vit radhazi me një pasuri neto prej 201 miliardë dollarësh, i ndjekur nga Elon Musk (”Tesla”) dhe Mark Zuckerberg (”Facebook”), me një pasuri respektivisht me 190.5 dhe 134.5 miliardë dollarë.

Radhët e super të pasurve janë rritur me 44 hyrje të reja, numri më i lartë që nga viti 2077.

Në listë gjenden edhe Melinda Gates, miliarderi i kriptomonedhës bitcoin ”Cameron”, Tyler Winklevoss dhe Noubar Afeyan, bashkë themelues të kompanisë ”Moderna”, kompania që prodhoi një nga vaksinat antiCovid-19.

Miriam Adelson, bashkëshortja e ”mbretit” të ndjerë të kazinosë, Sheldon Adelson, është më e pasura nga të sapoardhurit, me 30,4 miliardë dollarë.

Miliarderi më i ri është 29-vjeçarI i kriptovalutave, Sam Bankman-Fried, i cili është gjithashtu i dyti më i pasur nga të sapoardhurit, me pasuri në vlerë 22,5 miliardë dollarë.

Në listë ndodhet edhe ish-presidenti Donald Trump me 2,9 miliardë, 800 milionë më shumë se një vit më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here