Ish-nën kryetari i PD-së, Edi Paloka ka komentuar deklaratat e Ramës, i cili e quajt PD-në si mbetje të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Ai shkruan në Facebook se fjala me socialistët nuk ka asnjë vlerë dhe se duhet përmbysur, gjë e cila duhet të jetë mision i opozitës.
Paloka shton se ky regjim përmbyset, nuk përmirësohet me këshilla opozitare dhe Ramës i duhen thyer turinjtë, jo t’i bëhet makijazh.
Paloka: Unë habitem me habinë e atyre qe paskan pritur qe Rama te kishte ndryshuar…! Për këtë arsye e thashë qe ditën e pare ne ate salle: “Fjalët me këta nuk kane me asnjë vlere”. Ata thjesht duhen përmbysur. Ky dhe vetëm ky duhet te jete objektivi i opozitës. Ky regjim përmbyset nuk përmirësohet me këshilla opozitare. Rames i duhen thyer turinjtë , jo ti bëjmë makiazh!