Berisha me fjalët e Ungjillit për Bashën, e krahason me Judën: Do të kishte qenë më mirë të mos kishte lindur fare

0
167

Lideri historik i demokratëve në “Foltoren” e Elbasani zgjodhi një pasazh nga Ungjilli për të përshkruar veprimin e kryedemokratit Basha ndaj tij. Ai e krahasoi Bashën me Judën, tradhëtarin dhe të pabesin më të madh që njihet në tokë, për veprimin e tij ndaj Krishtit. Në këtë kontekst Berisha tha:  E thotë ungjilli, “ për atë njeri do të kishte qenë mos kishte lindur fare”

Kujt i referohet doktori?

“Standard” ju sjell frazën ekzakte të shkruar në Ungjill dhe po jua përcjellim si më poshtë:

“Dashuria për paranë është një prej grackave më të mëdha për shpirtin e njeriut. Nuk mund të gjejmë dot një provë më të qartë për këtë gjë sesa rasti i Judës.  Fjalët e Zotit tonë mbi këtë temë janë shumë solemne. Ai thotë për Judën, “Për atë njeri do të kishte qenë më mirë të mos kishte lindur fare.” Kjo thënie ka vetëm një interpretim. Ajo na mëson qartë që është më mirë që të mos kesh jetuar kurrë sesa të jetosh pa besim dhe të vdesësh pa hir. Të vdesësh në këtë gjendje do të thotë të humbasësh përgjithmonë. Kjo është një rënie nga e cila nuk mund të ngrihesh dot kurrë. Kjo është një humbje krejtësisht e pakthyeshme. Nuk ka asnjë ndryshim me ferrin.

 

Juda dhe Jezu Krishti. Foto e njohur si “Puthja e Judes”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here