Lideri historik demokrat, Sali Berisha, entuziazmoi sallën në Foltoren e Elbasanit, kur bëri thirrje për protesta masive. Pasi foli për krizën e çmimeve, Berisha tha se demokratët duhet të përgatiten për betejë deri në fitoren e plotë.
“Prandaj ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë.
Edi Rama, ta dish mirë se kur të ngrihemi në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.
Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të BE. Sepse ata e paguajnë naftën njësoj si qytetarët e Zvicrës, që kanë një rrogë mesatare prej 6 mijë eurosh kundrejt 400 eurove që marrin qytetarët shqiptarë.
Ne do ngrihemi në këmbë, si opozitë e vërtetë, si opozitë që beson te liria.
Ndaj ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë deri në fitoren e plotë,” tha Berisha.