Çfarë kërkon Sali Berisha? Kjo ishte pyetja që Ylli Rakipi i drejtoi Aldo Bumçit, mbështetë i lëvizjes së Sali Berishës në bazën e Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bumçi shpjegoi hapat që do të ndjekë Berisha në forumet e partisë.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Çfarë kërkon Berisha?
Aldo Bumçi: Kjo nuk ishte diçka e parashikuar, që Berisha të vinte me një projekt të përfunduar në letër. Askush nuk e priste që gjërat të rridhnin në këtë formë. E para është të ringrejë Partinë Demokratike, si një forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë.PD ngrihet duke risjellë të gjithë ata që janë larguar, një element. Afrimi i njerëzve të rinj. Hapja nga ana e themeleve ku do të bazohet gjithçka, vota e anëtarit të Partisë Demokratike. Më parë kishim një autoritet aë ishte Berisha, që ndiqte procedurë klasike se kush do të kandidojë në rrethe. I mblidhte struktura. Ishte fitorja që të jep legjitimitet. A kishte pakënaqësi në bërjen e listave? Patjetër, por të çonte në fitore. Berisha ka emrin e tij, punët që ka bërë.
Ylli Rakipi: A ka ambicie Berisha të drejtojë PD-në?
Aldo Bumçi: Kriza zgjidhet kështu, duke kthyer votën e demokratëve. Vota e anëtarit. Nëse nje kryetar partie nuk takon demokratët dhe nuk ndan dot vendimet. Nëse thotë nuk mbledh kuvendin, pranon që është pakicë. Ky është kryetar që pranon se nuk është kryetar i partisë.
Ylli Rakipi: Bëmë marrëveshje, po themi që Basha nuk bën. Më shpjego procesin.
Aldo Bumçi: Po mblidhen firmat. Njohja e Kuvendit nuk varet nga kryetari i partisë. Do të ketë ndryshime statutore, ku do të vendoset, kryetari i partisë që humb zgjedhjet, shkarkohet. Nëse humnb zgjedhjet lokale, votëbesohet. Do të ketë primare në parti. Ato që ka bërë Basha nuk kanë qenë primare dhe votë.
Ylli Rakipi: Ai thotë unë se pranoj Kongresin.
Aldo Bumçi: Kjo nuk ndryshon faktet. Kuvendi i PD-së, ka kompetencë edhe ta shkrijë partinë.
Ylli Rakipi: Por ai del thotë e kam unë vulën…
Aldo Bumçi: Kuvendi bën gjithçka, merr vendime për gjithçka.