Protestë mbarëkombëtare e fermerëve dhe blektorëve në Shqipëri, nis organizimi

0
104

Fermerët dhe blektorët do të ngrihen në protestë pas rritjes së çmimeve. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, bëhet me dije se për shkak të rritjes së çmimeve vit pas viti dhe uljes së fuqisë blerëse, ekonomia ka pësuar një rënie. Situata konsiderohet e papërballueshme për të gjithë sektorët kryesisht fermerët dhe blektorët. “Largo duart nga blektoria, duam subvencione gjithë vitin, ule naftën,”- shkruhet në posterin e publikuar me anë të cilit paralajmërohet protesta.

Njoftimi zyrtar:

NJOFTIM PËR TY. FERMER /BLEKTOR/KONSUMATOR

Duke marr në konsiderat situatën me karakter të fort ekonomik, që cmimet kanë pësuar një rritje të pa përballueshme , humbje të vit pas vitshme në sera, ferma të bagëtive dhe ulje të fuqisë blerse është e nevojshme që qeveria shqiptare të reagojë sot pasi dhe sot është shumë vonë Fermerët /Blektorët  Kemi nisur konsultimet për një protestë mbarë kombëtare, pasi situata është e papërballueshme për gjithë sektorët, të gjithë të organizohemi për të drejtat tona të mohuara , mbështetja e munguar sot me rritjen e cmimeve jemi të falimentuar .

Njoftimi i protestës

Vetëm dy ditë më parë, qindra qytetarë mbushën Bulevardin përballë kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të energjisë elektrike, naftës, gazit dhe produkteve të shportës ushqimore. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk plotëson 4 kushtet që kanë vendosur, do të rikthehen sërish ditën e hënë në orën 18:00 po në të njëjtin vend. Protestuesit kërkojnë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës, uljen e TVSH në 10% për bizneset e vogla dhe familjarët, heqjen e taksës së qarkullimit për naftën dhe akcizën për gazin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here