Rritja e çmimeve/ Rama fillon propagandën: Shqipëria nuk prodhon energji dhe naftë…

0
120

Nafta që prodhohet në Shqipëri është shumë e rëndë dhe eksportohet në tregjet ndërkombëtare. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, në një video të publikuar nga vetë ai në Facebook, përmes të cilës u është përgjigjur qytetarëve për krizën energjitike. Ndërsa ajo që konsumohet në vendin tonë, sipas kreut të qeverisë vjen nga jashtë përmes subjekteve private që e blejnë në bursë, dhe në momentin që aty rriten çmimet, e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri.

Pjesë nga videoja:

Artur Hasabelliu: Në një vit Shqipëria prodhon rreth 1.5 milion ton naftë dhe konsumon rreth 0.6 milion ton. Shqipëria prodhon deri në 8.5 milion MWH energji elektrike dhe konsumon mesatarisht 7.5 milion MWH

Edi Rama: Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës që konsumon, së pari. E dyta, nafta që prodhon Shqipëria është shumë e rëndë që shkon kryesisht në tregjet ndërkombëtar për prodhime industruale. Ndërkohë rreth 600 mijë ton që konsumohen në vendin tonë në fomën e bezninës dhe gasolinës janë pjsë e një importi. Gjenerohet nga subjektet private që e blejnë sipas çmimit të bursës ndërkombëtare.

Sami Bici: Po kur e bëjmë vetë energjinë dhe hidrokarburet pse mos e ulim e jo ta çojmë se të ardhurat janë minimale?

Edi Rama: Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojme dhe kjo na ndihmon që të kemi një çmim të rregulluar. Edhe sot që flasim kemi një çmim nën koston reale falë subvencionimit nga shteti për të mbrojtur konsumatorin familjar, biznesin e vogël dhe atë të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here