Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen më të madhe e mori as më shumë e as më pak por një 17 vjeçar si Gavi. Nuk është e lehtë për një fëmijë që para tre muajsh ishte thjeshtë një tifoz i Spanjës të luaj si titullarë kundër kampionëve të europës për të tepër të shkëlqejë. “Verratti, një lojtarë i nivelit botëror, vuajti përballë tij” shkruan Marca. Nuk ka frikë nga asgjë. Përballë një mjeshtri si Verratti u tregua kompetent, lexohet në artikullin e L’Equipe.
U zëvendësua në minutën e 83-të duke u sjell si një lider e jo si një fëmijë, shkruan Daily Mail. Luis Enrique e kthen në lojtarin më të ri në historinë e Spanjës, djaloshi e falënderon me një paraqitje të shkëlqyer në mesfushë, shkruan Bild. Të gjithë mediat e madha evropiane shprehën hapur admirimin për këtë talent të madh që po rrit Barcelona. Edhe trajneri Luis Enrique foli me fjalë të ëmbla për 17-vjeçarin: “E kisha thënë që është një lojtar unik. Dukej sikur luante në oborrin e shtëpisë. Ka një personalitet jashtë normales, nuk është human, debutimi i tij ishte perfekt”, u shpreh trajneri i Spanjës.