Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se struktura e Partisë Demokratike po merret me mobilizimin dhe rregullin e situatës brenda saj.
I ftuar në edicionin e lajmeve “Ora News”, Balliu thotë ‘Foltorja’ e ish-Kryeministrit Sali Berishës, i nevojitet opozitës për përballjen me Edi Ramën.
Klevis Balliu: Lulzim Basha e ka të pamundur që të mbledhë njerëz. Tani e ka të pamundur të ftojë njerëz në ditëlindje e jo më në protestë. E gjithë struktura e PD po merret me mobilizimin dhe rregullimin e të gjithë situatës brenda partisë. Armiku themelor dhe një nga arsyet kryesore se përse ‘Foltorja’ i nevojitet opozitës dhe mbarë vendin është përballja me Edi Ramën. Kjo është arsyeja se përse vijnë njerëzit. Kanë parë që lidershipi aktual nuk ka asnjë plan për t’u përballur me Edi Ramën.
Përsa i përket mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, Balliu tha se do zhvillohet sapo të mblidhen të gjithë firmat nga delegatët.