Piceria si bazë KOKAINE në Tiranë, droga ndahej në doza dhe “motorristi” e shpërndante në vend të picave

0
105

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës dhe një shtetase tjetër është proceduar penalisht, pasi merreshin me shpërndarjen e kokainës. Të arrestuarit, e përdornin picerinë për të fshehur drogën dhe pas ndarjes së saj në doza, e shpërndanin duke u kamufluar me pica.

Njofton Policia e Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe.

Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here