U shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Adriatik Llalla bëhet i “gjallë”, bën lëvizjen për t’u shpëtuar hekurave

0
154

Ish-prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla është bërë i “gjallë” një ditë pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Ish-kryeprokurori shqiptar u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata, me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode.

Bëhet me dije se Llalla kërkon pezullim ekzekutimi të vendimit që e dënon me dy vite burg. Ai kërkon që mos të qëndrojë në burg për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Kjo kërkesë e paraqitur nga avokati i tij është depozituar dhe do të hidhet në short në ditët në vijim.

Kujtojmë që Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode. Ai është arratisur nga Shqipëria dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here