Prova javore ka vijuar për dyshen e banorëve të ”Big Brother Vip”, Ilir dhe Arjola. Radhën për të rrëfyer diçka e ka pikërisht Arjola, së cilës iu desh të ndantë për Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-partneri i saj.
Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.
‘’ Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë’’,- tha ajo.
Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.
‘’Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’,- shtoi ajo.