Jul Deda firmos kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD: Për një parti më të bashkuar dhe të fortë

0
115

Aktori i njohur Julian Deda, i cili është edhe një anëtar i Partisë Demokratike që ka dalë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha,sot ka firmosur edhe formularin ku kërkohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD.

Deda në rrjetet sociale ka postuar një foto ku shihet se ka firmosur formularin për kërkesën e Kuvendit Kombëtar të PD.

“Për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” shkruan Basha në postimin e tij.

Sali Berisha po mbledh firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar për të rrëzuar kështu vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Kujtojmë që më herët kreu i PD ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, dhe se nuk do të ketë grupe anti-amerikane.

Screenshot 5 18

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here