KLSH zbulon aferat e drejtorisë rajonale të AKU: Nuk veproi për mijëra kg mish të SKADUARA dhe tonelata me djathtë pice e gjalp FALS

0
171

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar në raportin e tij të fundit të cilin “standard” e zotëron të plotë se në tregjet shqiptare janë shitur ushqime jashtë standardit, për të cilat dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pasur dijeni por nuk ka vepruar.

Në V E N D I M Nr. 113, Datë 15.09.2021 për auditimin e ushtruar në DRAKU Tiranë ( Drejtoria Rajonal e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit) janë vërejtur parregullsi të forta dhe mangësi të theksuara në zbatimin e procedurave në përputhje me kuadrin ligjor.

Kështu nga gjetjet e raportit rezulton se:

Nga auditimi i praktikave të inspektimit (kryesisht atyre me ankesë/indicie), në të cilat sipas informacionit të pasqyruar në procesverbalet e inspektimit, është bërë bllokimi i produkteve ushqimore të ndryshme dhe linjës së prodhimit, është konstatuar se në 35 raste nuk dokumentohet me shenjat dalluese dhe më pas administrimi i tyre për produktet, konkretisht

për:

-27,890 kg mish, i ndryshëm;

-20,000 kg djath për praninë e vajit të palmës, për të cilin ka patur ankesë nga konsumator;

-20,525 kg yndyrë vegjetale, e shitur në treg si gjalp, për të cilën është lënë detyrë e tërheqjes

nga tregu, por që nuk administrohet informacion se çfarë është bërë me këtë sasi;

-9,132 kg produkte të ndryshme (mocarela, briosh, djathra, etj);

-4,242 litra vaj të cilat janë shitur, ndërkohë që analizat laboratorike të këtij vaji, të kryera më

pas, kanë dalë jashtë standardit, dhe ky vaj nuk u tërhoq nga tregu;

-587 kg yndyrë vegjetale e cila ishte shitur në treg si gjalp;

-516 cop pasta C;

-3 raste të bllokimit të aktivitetit/linjës së prodhimit.

Rasti i djathit të picës fals me etiketën “Le Guedete”

Ky është rasti se si AKU tallet me denoncimet e qytetarëve për produktet ushqimore false. Pasi morën indicien DRAKU autorizoi inspektimin e subjektit G. Me bazë në Tiranë dhe aktivitet: “Tregtimi me shumicë dhe pakicë të artikujve ushqimorë, eksport-import i mallrave, etj.” . Sipas Procesverbalit të inspektimit nr.AKU-TR-2018-002811-2, date 06.06.2018, pasqyrohet se është marrë moster për analizë laboratorike nga produkti djathë pice “Le guedete” në sasinë 2 shufra.

Gjithashtu pasqyrohet informacioni se u krye inspektimi, ku rezultoi se subjekti importon dhe tregton produkte të  ambalazhuara, të cilat “ruhen në kushte të përshtatshme frigoriferike me temperatura të monitoruara. Subjekti disponon dokumentacionin përkatës për produktet si dhe sistemin e gjurmueshmërisë. Gjate inspektimit nuk u konstatuan shkelje të kërkesave ligjore”.

Nuk kryhet asnjë analizë për djathin

Në Fletë-shoqërimin e mostrës për në laboratorin e ISUV, me nr.2381, pasqyrohet sasia prej 2 shufra/3.044 kg secila, ose 6.088 kg në total, për analizë të shtesave bimore të produktit djathë. Po ashtu pasqyrohet refuzimi i pranimit të saj nga laboratori, për arsye se nuk përputhct me kritërët tcknike të kampionëve.

Më tej, vendimi përfundimtar i inspektimit nr.AKU-TR-2018-002811-5, datë  06.06.2018, nuk përfshin asnjë shkelje dhe masë administrative.

Nga shqyrtimi i praktikës së mësiperme, KLSH konstaton se: mostra e produktit djathë ngeli pa u analizuar dhe indicia e ngritur për këtë produkt nuk u shqyrtua deri në fund, pasi edhe pas refuzimit të analizës laboratorike të mostrës, nuk u mor mostra e re.

Theksojmë këtu se ky subjekt është furnizuar me një sasi të konsiderueshme me djathin Le guedete, pra rreth 20 mijë kg, në dy furnizime në daten 03.02.2018, dhe e ka shitur thuajse të gjithe sasinë në rreth 200 subjekte të tjera (përjashtuar 63 kg, te cilat i kishte gjendje);

Gjithashtu, KLSH konstaton se ankesa ka ardhur për një produkt me origjinë shtazore, ndërkohë autorizohen të bëjnë inspektimin dy inspektorë të sektorit të produkteve me origjinë jo shtazore;

Po ashtu, certifikatat e sigurisë së produktit djathë Le guedete, bashkëlidhur praktikës së importit, janë në gjuhën polake dhe jo në gjuhën shqipe, një detyrim i përcaktuar në nenin 18 të Ligjit të ushqimit, dhe ky fakt nuk duhet të anashkalohej nga inspektorët që kanë bërë inspektimin pranë këtij subjekti, të cilët duhet të kishin marrë masë administrative (minimalisht në vlerën 1,000,000 lekë, por që nuk e kanë bërë), por edhe nga inspektorët e pikës kufitare, prej nga ka hyrë produkti ushqimor.

Sipas raportit të KLSH, sistemi i gjurmueshmërisë nuk është kontrolluar plotësisht, pasi subjekti me produktin djathë Le guedete është furnizuar edhe me datë 27.11.2018 sipas deklaratës së importit R 108687 me datë skadence 01.08.2018, dhe në datën 06.06.2018 që është kryer inspektimi, subjekti ka pasur gjendje nga ky produkt, konfirmuar kjo nga kërkesa e bërë nga subjekti G. me datë 24.10.2018 në DRAKU Tiranë për asgjësimin e disa produkteve ushqimore, pjesë e të cilës është edhe produkti Le guedete me 3 data skadence: 01.08.2018; 09.10.2018 dhe 13.10.2018, ku vetëm per dy datat 09.10.2018; 13.10.2018, inspektorët kanë pasqyruar sistemin e gjurmueshmërisë.

Sa më sipër, grupi i auditimit arrin ne konkluzionin se si pasojë e mosvperimeve të titullarëve dhe të inspektorëve të DRAKU Tiranë, në këtë rast nuk është garantuar siguria dhe cilësia e produktit ushqimor.

 

Gjalpi fals

 Në inspektimin e subjektit G., Rruga 3 Dëshmorët, Magazina nr.52, kati i parë, 05.06.2019, del se u gjendën produkte të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit brenda vitit 2016, 2017, 2018, por edhe brenda vitit 2019.

Këto produkte subjekti nuk i kishte përfshirë në listën e produkteve që kishte dërguar në DRAKU me datë 24.10.2018 me shkresen nr.3172 prot., dhe ajo që është më e rëndësishme, ky fakt nuk është permendur në asnjë rast në dy inspektimet e mëparshme  (të datave 09.11.2018  dhe 19.11.2018, të kryer në këtë subjekt për procedurën e asgjësimit).

Ndaj subjektit G. për shkeljen e kërkesave ligjore u vendosën 7 gjoba në vlerën 5,200,000 lekë (2,000,000 leke për licencën + 100,000 lekë për etiketimin + 200,000 lekë për gjurmueshmërinë + 2,000,000 lekë për importin

200,000 lekë për planin HACCP + 500,000 lekë për nxjerrjen në treg të ushqimeve të pasigurta +200,000 lekë për përgjegjesitë e operatorit).

Vendimi i ndërmjetëm i inspektimit nr.AKU-TR-2019-003318-4, date 05.06.2019, ku është bërë ndalimi i ushtrimit të aktivitetit për arsye të mungesës së licencës në këtë vendndodhje, trajton edhe një sasi gjalpi fals nga Polonia.

Sipas vendimit, bëhet bllokimi i sasisë 425 kg të produktit Friendship Butler, si dhe sasia prej 20,525 kg që subjekti ka shitur nga ky produkt të tërhiqet nga tregu brenda datës 07.06.2019

Nga grupi i auditimit i KLSH, në praktikën e mësipërme konstatohet se kjo vendimmarrje e grupit të inspektimit nuk është plotë dhe e saktë.

“Për bllokimin e produktit Friendship Butler nuk është zbatuar siç duhet ligji, produkti bllokohet dhe administrohet në ambjentet e institucionit që ka konstatuar kundërvajtjen administrative. Veprim i cili nuk është bërë, sepse produkti është lënë në ambjentet e subjektit; Nuk janë vendosur shenjat dalluese të bllokimit të produkteve dhe ndalimit të ushtrimit të aktivitetit, çka e bënë të parealizuar plotësisht masën administrative të inspektorëve, dhe nuk garantohet, nëse subjekti do të tregtojë nga ky produkt apo jo”, thekson raporti i KLSH.

 

Gjithashtu nuk janë vendosur shenjat dalluese të ndalimit të ushtrimit të aktivitetit, çka nënkupton mbyllje të  subjektit, vendosja e shiritave në hyrje të subjektit dhe  ndalimi i hyrjes së personave të paautorizuar;

 

Por ka edhe një kleçkë tjetër në këtë inspektim, që e ka zbuluar auditimi nga KLSH, që do ta lejojë subjektin të shesë i qetë “gjalpin” e sjellë nga Polonia.

 

“Nga masa e marrë në  vendimin e ndërmjetëm në  krahasim me vendimin përfundimtar të inspektimit, lidhur me produktin Friendship Butler, ka ndryshim të saj, pasi në vendimin e ndermjetëm jepet masa e bllokimit dhe tërheqja e këtij produkti, ndërsa në vendimin përfundimtar është lënë detyrimi për tërheqjen nga tregu dhe rietiketimin e tij. Në gjykimin e grupit të auditimit është e pabazuar në ligj, pra në asnjë percaktim në Ligjin e ushqimit si dhe në VKM nr.1344, date 10.10.2008 nuk thuhet se në rastet kur etiketa përmban informacion të gabuar, ajo duhet  te rietiketohet,  dhe veprimi  i inspektoreve  në këtë rast nënkupton që, gabimi i subjektit (mashtrimi  duke  pasqyruar  informacion  jo të vërtetë për produktin)  eshte toleruar”, nënëvizon raporti i KLSH.

 

Sipas ligjit, ky produkt  ushqimor duhet te hiqet nga tregu, te bllokohet dhe të asgjesohet, dhe jo te rietiketohet. Për më teper kur subjekti nuk ka sistemin e gjurmueshmërisë  për këtë produkt, edhe tërhegjen e tij nga tregu s’ka se si ta bëjë kur ai nuk e di se ku e ka shitur këtë sasi.

 

Pra, në këtë rast kemi të bëjmë me një ushqim të pasigurt, referuar shkeljeve mbi kushtet e ruajtjes, informacionin, certifikaten e analizës, dhe në këto kushte duhej të bllokohej, të merrej në administrim nga inspektorët dhe të ruhej në ambjentet e institucionit, si dhe të lihej detyrimi që ky produkt të asgjësohet brenda një afati të caktuar.

 

Gjithashtu, konstatohet se gjoba e vendosur nuk është arkëtuar akoma, si dhe ankimi i bërë nga subjekti më datë 25.06.2019, nuk  është shqyrtuar nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas KLSH-së më këto sjellje, nga inspektori deri tek Ministria, është krijuar efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit në vlerën 5,200,000 lekë.

 

Grupi i auditimit i KLSH, pas shqyrtimit të veprimeve dhe mosveprimeve të inspektorëve, gjykon dhe arrin në konkluzionin se, ky subjekt është favoriznar në këtë drejtim, dhe nuk është garantuar siguria dhe cilesia e ushqimit, si dhe nuk janë mbrojtur interesat e konsumatorit. Edhe pas rietiketimit, Friendship Butler është i pasigurt dhe jo cilesor, referuar konstatimeve të bëra nga vetë inspektorët e DRAKU-t.

 

KETU POSHTE GJENI RAPORTIN E PLOTE TE KLSH-SE PER SHKELJET E DRAKU 

RAPORTI I KLSH-SE

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here