Ish-presidenti Bujar Nishani vijon të jetë një zë i fortë kritik, kundër kryeministrit Edi Rama.
Së fundi në një postim në rrjetet sociale, Nishani akuzon Ramën se i shërben shqiptarofobëve duke i furnizuar me “barut” për të qëlluar po mbi shqiptarët.
Ndërsa komenton një deklaratë të Rusisë pas deklarimeve të Ramës, Nishani shkruan se “Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt”.
“Edi Rama edhe kur tenton të luajë rolin e “patriotit” përsëri i shërben shqiptarofobëve duke i furnizuar me “barut” për të qëlluar po mbi shqiptarët.
Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt.
Çdo qeveri në Shqipëri mjafton veç të punojë në shërbim të Interesit Kombëtar !
Kaq ! Punë, punë, punë .
Ka ardhur koha që politika shqiptare të shpëtojë njëherë e mirë nga politikanët dërguar si “pako postale”, i investimit antishqiptar prej Beogradit, në çdo qoshe të politikës qofshin ata.
Eshtë koha që përgjegjësia t’ju rikthehet patriotëve, të ndershmëve, guximtarëve.”-shkruan Bujar Nishani.