am llogaritare shumë e mire edhe pse nuk jam eksperte ekonomie, Kryeministri nuk të lejon të dalësh të protestosh, por ai ka një ekspert dhe propozoj të rishqyrtojë edhe një herë të gjitha llogaritë që ka bërë sepse ne mezi ia dalim me këto rroga deri në fund të muajit. Ndërtoi pistë helikopterësh me paratë e tona, ai ka një shkop magjik kur i duhet të pasurojë miqtë e tij , le ta gjejë një zgjidhje. Mjafton që ne të jetojmë me dinjitet, nuk ka qeveri që e con popullin e vet në këtë pikë, ne paguajmë cdo kosto, edhe ato të shpenzimeve partiake. Ata na përcmojnë , duhet të dalim të ngremë zerin, kjo është zgjidhja e fundit politike të marrim vetë fatet në dorë” tha protestuesja.
“Vij nga Italia për të mbështetur popullin në këtë protestë dinjiteti për të kundërshtuar në mënyrë kategorike rritjen e cmimeve. Ne emigrantët mbajmë prindërit tanë me bukë se me atë pension nuk marrin dot ilacet. Nuk i lejojmë të na marrin dhe kafshatën e fundit. Këta e dinë shumë mirë se 70% e familjeve mbijetojnë falë emigrantëve dhe të ju vijë turp që e trajtojnë popullin si primitiv me pagat më të ulëta në rajon. Janë mësuar duke shtypur dhe brezi i ri është i gatshëm të paguajë 25 mijë paund për të ikur në Angli dhe kjo do të thotë se i ka ardhur fundi kësaj shoqërie. Ju ngrini çmimet, është skandal sepse populli po bvdes nga uria, po talleni me popullin. Jam inxhinier pyjesh, autor i një libri, ish-punonjës i administratës dhe jam detyruar si qindra ,mijëra të diplomuar të braktis vendin tim pasi nuk e gjej dot veten këtu. Por sot, ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, kam ikur në emigracion dhe po punoj në një fabrikë, ika për të mos u bërë servil i partive”, tha qytetari.