Skandali i ushqimeve të skaduara/ Vojo Bregu: Siguria ushqimore sot, është në ditën e saj më të zezë

0
101

Në tregjet shqiptare janë shitur ushqime jashtë standardit, për të cilat dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pasur dijeni por nuk ka vepruar.

Skandali është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili  në raportin e fundit shprehet se inspektorët e AKU kanë zbuluar problemin,  ky institucion nuk ka vepruar dhe  mallrat ose nuk janë tërhequr fare nga tregu, ose nuk dihet se çfarë është bërë me to.

Për skandalin në fjaë ka reaguar edhe ish-kandidati i LSI-së për deputet Vojo Bregu, i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se në kohën e Rilindjes siguria ushqimore, është në ditën e saj më të zezë.

Postimi i plotë:

Kjo është vetëm maja e ajsbergut, në atë se çfarë po ndodh me sigurinë ushqimore gjatë Rilindjes. Ndērrimi i 4 ministrave të Bujqësisë, është pasuar me ndërrimin e 4 drejtorëve të AKU-së, sipas parimit që secili ministër sjell drejtorin e tij.
Mbase çdo drejtor i ka shērbyer atij ministri qe e ka sjellë, por ne si konsumatorë na kanë dëmtuar rëndë.
Siguria ushqimore sot, është në ditën e saj më të zezë.
E kam theksuar dhe vazhdoj ta them me forcë, se nëqoftëse për subvencionet, ministria e Bujqësisë nuk është plotësisht përgjegjëse, pasi KM vendos për çdo gjë në buxhet, dhe ne e dimë tashmë dashurinë e tij për PPP-të dhe oligarkēt, sa i takon sigurisë ushqimore, ministria e Bujqësisë është totalisht përgjegjëse!!
Kërkohet vetëm vullnet politik nga ana e ministres së re, e cila vetëm tani ka mundësinë të ndryshojë gjendjen katastrofike në të cilën ndodhemi.
Nqs do mendojë dhe ministrja të sjellë “drejtorin e saj”, do ketë të njëjtin fat si ministrat paraardhës rilindas. Që postin e ministrit e kanë vetëm për ta shënuar në CV, pasi nuk kanë lënë absolutisht asnjë gjurmë pozitive në bujqësi. Koha nuk pret!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here