Peng dhe të pashpresë e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha, kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Berisha, gjatë takimit me anëtarët e PD-së në Kukës, tha se ish-Kryetarin Lulzim Basha, e ka kapur një frikë e madhe për tu takuar me ju, anëtarët e Partisë Demokratike.
“Nuk i kemi asnjë faj Lulzim Bashës që ka frikë nga ju, sikundër them se është i pashpresë dhe peng. Çfarë bëri dje? Mori vendimin për të pvrjashtuar Flamur Nokën nga kjo apo ajo detyrë. Ai i merr vendimet nga zyrat, pasi ka frikë nga Ju”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri, ashtu si edhe nga foltoret e mëparshme, nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në krye të PD, nëse do të ketë besimin e anëtarëve të Partisë Demokratike.