FSHF: Ja kur lejohet hyrja në stadium dhe çfarë nuk mund të mbajnë tifozët

0
98

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në vigjilje të përballjes së madhe ndaj Polonisë në “Air Albania”.

Duke qenë se impianti modern do të jetë “full” me tifozë, FSHF ka informuar tifozër se kur do të futen në stadium e mbi të gjitha çfarë lejohet të mbajnë dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk do të lejohet të kenë me vete.

“– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.

– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj

– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”.

Ndërkohë që edhe Policia ka marrë masa të forta për ndeshjen pasi pritet një dyndje e madhe edhe nga tifozët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia dhe atmosfera do të jetë “vullkanike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here