Shtyhet dëgjesa për çmimin e miellit, kryetarja e Konkurrencës ka Covid

0
111

Është shtyrë për një afat të pacaktuar zhvillimi i mbledhjes së Komisionit për Ekonominë e cila ishte njoftuar se do të zhvillohej nesër. Sipas njoftimit zyrtar mësohet se shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë gjendja shëndetësore e Kryetares së Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi.

Kjo e fundit ka paraqitur një raport mjekësor me anë të të cilit raporton se është infektuar me Covid-19.

Njoftimi i plotë

Pershendetje. Ne lidhje me mbledhjen e Komisionit per Ekonomine dhe financat, e njoftuar per tu zhvilluar diten e neserme, date 13.10.2021, ne oren 09:00, ju bej me dije se nga ana e perfaqesuesve te Autoritetit te Konkurrences jemi njoftuar per pamundesine e Kryetares znj. Juliana Latifi per te marr pjese ne kete seance degjimore per arsye shednetesore dhe per keto arsye eshte kerkuar shtyrja ne nje date tjeter e seacnes degjimore.

Shtyrja e kesaj mbledhje eshte kerkuar e ndikuar nga gjendja shendetesore e Kryetares se Komisionit te Konkurrences, Znj. Juliana Latifi e cila ne baze te nje raporti nga mjeku i familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe per pasoj i eshte kerkuar te karantinohet. Raporti i leshuar nga mjeku i familjes ju eshte derguar ne e-mail tuaja zyrtare.

Latifi është detyruar të karantinohet. Ajo ishte me kërkesë të Partisë Demokratike për rritjen e çmimit të miellit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here