E rëndë! Nëna hidhet nga kati i 19-të së bashku me dy djemtë, humbin jetën të tre

0
141

Një ngjarje tragjike ka tronditur kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Një nënë në moshën 34 vjeçare e identifikuar si Olga Zharkova, është hedhur nga kati i 19-të i pallatit ku banonte, bashkë me dy djemtë e saj. Fëmijët në moshën 3 vjeç dhe një muajsh kanë humbur jetën në vend së bashku me nënën e tyre.

Daily Mail, shkruan se Policia ka hapur një hetim vrasjeje për vdekjen e 34 vjeçares dhe vdekjen e dy fëmijëve të saj të vegjël.

Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçarja, vuante nga depresioni akut, ndërkohë që para se të bënte aktin e vetëvrasjes së bashku me dy djemtë, ka lënë dhe një shënim.

Mësohet se në letër ajo kishte shkruar se nuk dëshironte që t’i linte fëmijët në këtë botë që e ka konsideruar të zymtë.

Nëna e dy fëmijëve, e cila është gruaja e një oficeri ushtarak rus, i mbajti fëmijët në krahë kur ajo ra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here