Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tregoi reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, pasi një statusi të tij në rrjetet sociale, ku kërkonte qëndrim për ofertën e mazhorancës për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në rrjetet sociale, Bylykbashi u shpreh kundër zgjatjes së mandatit të KPK, në këmbim të shtimit të disa bashkive që PD mund t’i fitojë në zgjedhjet e ardhshme, duke e quajtur këtë një “pazar”. Fill pas kësaj Basha replikoi me të në mbledhjen me dyer të mbyllura, në një mënyrë që Bylykbashi e konsideroi “gjyq politik” gjatë një bisede në studiot e Euronews Albania.“Ajo që unë them është që Rama kërkon këtë gjë. Unë bëj tentativë. I vë një vizë të kuqe (ofertës), sepse është interesi publik që mbron opozita. Kemi dëmtuar interesin e opozitës. Shpresoj se nuk ka një gjë të tillë. Rama kërkon këtë, por se mos na shkon ndër mend. Nuk pati qëndrim, por dëgjova këtë “A di gjë ti Oerd për pazar? Ishte si gjyq politik. Ishte qesharak” tha Bylykbashi.
Deputeti i Durrësit është kategorikisht kundër zgjatjes së mandatit të anëtarëve të KPK, që kanë kryer vetingun në vitet e fundit. “I kemi anatemuar për performancën skandaloze, i kemi akuzuar për korrupsion, për standarte të shumëfishta, kemi thënë se janë të kapur politikisht. Ta marri Rama këtë, është fundi” tha Bylykbashi.