Plagosja e 22-vjeçarit te “Komuna e Parisit”, zbardhet shkaku i ngjarjes, sherri për një vajzë

0
125

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje nga plagosja e 22-vjeçarit Reidi Balla. Deri më tani pista e cila po hetohet është një konflikt të cilin i riu ka pasur më herët me autorët në lidhje me një vajzë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrotullimin e Komunës së Parisit rreth orës 22:35.

Balla pasi u qëllua me armë, ku plumbi e kapi në këmbë, u nis drejt Traumës me taksi duke mos njoftuar ambulancën.

Në deklaratën e tij ai nuk tregoi asgjë policisë për indetitetin e autorëve, ndonëse unifrormat blu dyshojnë se ai i njeh personat që e qëlluan.

Ndërkohë më shumë detaje pritet të dalin nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së lokaleve në zonë, që deri më tani kanë zbuluar se atentatorët u larguan nga vendngjarja me një mjet tip “Audi” me targa italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here