Plas në PD/ Grida Duma del kundër Alfred Rushajt: Nuk do të ketë Kuvend

0
369

Pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, duket se situata në këtë forcë politike sa vjen e bëhet më kaotike.

Ndërkohë, një tjetër detaj që vihet re janë edhe qëndrimet e ndryshme që kanë mbajtur në lidhje me një deklaratë të Lulzim Bashës, i cili tha se Kuvendi Kombëtar nuk mund të mblidhet për të shqyrtuar çështjen e liderit historik, Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ndryshe nga Basha, Rushaj tha se 1500 delegatë mund të thërrasin Kuvendin Kombëtar.

“Asnjë Kuvend i PD, i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm nuk duhet dhe nuk do të etiketohet anti- amerikan. 1500 delegatë e mbledhin Kuvendin dhe ne jemi të detyruar t’i bindemi,” -ka deklaruar Rushaj.

Por, tani është nënkryetarja e PD, Grida Duma që në një intervistë për A2, ka dalë kundër Rushajt.

E pyetur për mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Duma tha se nuk mund të ketë Kuvend për çështjen e vendimit të administratës amerikane për ish-kryeministrin Sali Berisha. “Kuvendi mund të mblidhet për çdo gjë e për çdo çështje, por jo për një vendim amerikan”, tha Duma.

Kujtojmë se Foltorja po mbledh firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar, që do bëjë ndryshimet e nevojshme në statut për demokratizimin e partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here