“Tjetër goditje nga FMN për qeverinë”, PD: Kemi denoncuar prej kohësh, abuzimin dhe aferat korruptiv që fshihen pas PPP-ve

0
86

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar sa i takon krizës së paralajmëruar energjetike që pritet të godasë edhe vendin tonë.

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu në një postim në rrjetet sociale shkruan se FMN i bëri një tjetër goditje qeverisë shqiptare kur thekson se; “Rritja e shpejtë e stokut të Partneriteteve Publike Private (PPP) që pritet të arrijë në 50% të PBB-së në 2021, nga 33% vitin 2018 kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP).”.
Sipas tij, Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh, abuzimin dhe aferat korruptiv që fshihen pas PPP-ve.

REAGIMI I AGALLIUT
Tjetër goditje nga institucionet ndërkombëtare për Qeverinë dhe pikërisht nga FMN i cili thekson saktësisht se:
“Rritja e shpejtë e stokut të Partneriteteve Publike Private (PPP) që pritet të arrijë në 50% të PBB-së në 2021, nga 33% vitin 2018 kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP).
Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020.
Ka mungesë në transparence mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP-të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme.”.

Kjo tregon edhe njëherë atë që Partia Demokratike ka thënë dhe denoncuar prej kohësh, abuzimin dhe aferat korruptiv që fshihen pas PPP-ve. Edhe gjatë takimit të zhvilluar pak ditë më parë me përfaqësues të FMN-së ndamë këto shqetësime të cilat mbajnë peng zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here