Pas bllokimit të rrugës në Rudar të Zveçanit, kamionë të ndaluar në mes të rrugës janë parë sot edhe në aksin Mitrovicë-Zubin Potok.
Mediet kosovare kanë filmuar rrugët ku shihen kamionët, të cilët janë vendosur nga banorë të zonës.
Kamioni i vendosur në mes të rrugës është te vendi i quajtur ura Slepac, rreth dy kilometra që dërgon në Çabër.
Më 2 tetor, pas një marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u larguan barrikadat pas 13 ditë qëndrimi në dy pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. Por, 12 ditë pas, barrikadat janë shfaqur sërish në veri të vendit.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera të drejtësisë, sot nisën një aksion kundër kontrabandës në katër komuna të vendit, duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.
Menjëherë pasi u panë forcat e rendit në aksion, serbet protestuan e më pastaj edhe bllokuan rrugët.