Zv.kryeministri njëherazi ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka mbajtur fjalën në Kuvend tha se FMN, ka vlerësuar vendin për menaxhimin e krizës së pandemisë.
Ai foli për patronazhistët duke thënë se janë zemra e PS, dhe se ata me punën do ndihmojnë për të fituar edhe mandatin e katër.
Ndër të tjera Ahmetaj foli edhe për procesin e rindërtimit, ku deklaroi se 700 familje do të akomodohen në shtëpitë e reja me datën 25 nëntor.
“Ça lexoni ju apo përfaqësoni zemrat e zjarrta që nuk iu votuan? Neto, ju sollën prapë në opozitë për shkak të të njëjtave arsyeve. Më vjen keq që iku kryetari. Durimi ka kufi, mirësjellja është në bazë të kësaj foltoreje. Por fjalët janë jodinjitozë. Kështu që…Kërcënuat patronazhistët. T’i vini anash! Janë zemrat e zjarrta që votuan PS. E do vazhdojnë, e kërcënojmë këtu. Ça do i tregoni në rrugë me grupet e armatosura. Na vini anash. Do punojmë me dashuri, punë dhe reforma, me aq sa lejon demokracia, për të fituar dhe manbdatin e katër.