Donald Veshaj është njëri nga banorët e Big Brother Vip, i cili ditë më parë gjatë një bisede me vajzat foli për raportin me ish-të dashurën Bora Zemani.
Aktori tha se familja e tij nuk ishin kundër që prezantuesja kishte fëmijë dhe se arsyeja e ndarjes ishin të dy.
Mes tjerash ai nuk dha një përgjigje kur u pyet për mundësinë e një ribashkimi duke lënë të hapur këtë mundësi.
Kjo deklaratë gëzoi fansat e shumtë të dyshes, të cilët vazhdimisht kanë shprehur dëshirën për t’i parë bashkë.
Kurioziteti i tyre ka shkuar deri aty sa janë interesuar nëse Bora po e ndjek Donaldin gjatë qëndrimit brenda dhe a i ka parë deklaratat e tij.
Një faqe në Instagram, që po publikon gjithë kohës video nga ngjarjet më interesante në Big Brother VIP, ka zbuluar përmes një foto se Bora e ka parë edhe këtë pjesë ku Donaldi flet për të.