Drejtori i ri i policisë merr vendimin e parë, Nano: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve, për punën jashtë orarit

0
116

Vendimi i parë i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është ai që t’u kompensohet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë të papaguara përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Po si do paguhen ata?

Sipas Report TV, paratë për orët shtesë do të paguhen nga fondet e policisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Pas faturës finale, pritet që të nisë kompesimi financiar. Kompensimi i efektivëve pritet të përfundojë brenda vitit, sipas kodit të punës.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që vendimet e para të drejtorëve të policisë, konsistonin në ndryshim strukturash dhe ekipesh, Nano ka marrë një vendim që iu vjen në ndihmë efektivëve të thjeshtë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here