Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për vendimin e marrë nga Basha për përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike.
Kulluri thekson se sjellja e Bashës është antidemokratike, duke shtuar se meritokracia është zhdukur në PD.
“Parimet e meritokracisë në PD janë zhdukur. Basha u soll në mënyrë antidemokratike kur përjashtoi Berishën, duke mos pyetur as anëtarësinë.
Më 2017, PD ka pasur katastrofën më të madhe politike dhe për faj të opozitës, jo për Ramën. Rama nuk ka bërë asgjë në mandatin e dytë”, deklaroi Kulluri.