Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 5 persona në Shkodër

0
116

Policia e Pukës në bashkëpunim me atë të Shkodrës, kanë vënë në pranga 5 persona të akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndës narkotike.

Gjatëoperacionit të koduar ‘ARS’ janë arrestuar në flagrancë Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale ëhstë sekuestruar 25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje.

Njoftimi i policisë:

Pukë, Shkodër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ars”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër. 

Në kuadër të operacionit, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vrasje. 

Sekuestrohen 25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit Pukë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Ars”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik. 

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 5 shtetasit e arrestuar, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.  

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 kg cannabis sativa (bimë në proces tharjeje). 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here