Rama ofron bashkëqeverisje për “Lulin origjinal’, Basha justifikon ‘marrëveshjet’: Isha i ri, nuk i dija truket!

0
109

EDITORIAL

Në kushtet kur gjithnjë e më shumë po përflitet për një marrëveshje të fshehtë mes PS e PD, kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha dhanë edhe këtë të enjtë teatrin e radhës në Parlament me akuza dh kundërakuza. Por mes replikave të shumta dy ishin momentet më pikantë që realisht tregjnë shumë në aspektin e bashkëpunimit të mëparshëm mes tyre dhe vazhdimësinë e marrëveshjes.

Në fjalën e tij në Parlament, Edi Rama  nuk e mori seriozisht ligjëratën e  fortë” të kryetarit të Partisë Demokratikeduke i thënë që të kthehet te “ origjinali” dhe pas kësaj të bashkëqeverisin.

Nëse vjen këtu e i jep gojës si ai tjetri, atëherë mos u anko pse të vjen foltorja në bisedë. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu s’ta kemi fajin ne. Mos i hyj kësaj maloreje se për të shara nuk e konkuron njeri atë ustain tend, është sharësi e shpifësi më i madh që ka jetuar ndonjëherë në tokën shqiptare. Ti je shumë majolik për të bërë atë lloj vendi të jashtëderdhjes kështu që mbahu majolik.  Kur të kalosh nga kopja te origjinali, nëse ke brenda një origjinal se s’ta kemi kuptuar atëherë, kushedi edhe mund të bëhesh gati për bashkëqverisje”, deklaroi Rama.

Ndërkaq Basha nga ana e tij i gjendur edhe nën akuzat e vazhdueshme brenda partisë për pazar me Ramën, justifikoi ‘marrëveshjet’ e mëparshme me kryeministrin duke pohuar se kishte qenë i ri dhe nuk i dine truket.

Në fjalën e tij Lulzim Basha justifikoi heshtjen dhe opozitën e tij me hope të gjatë 8 viteve të shkuara me faktin se ka qenë i ri dhe se ende nuk i dinte truket e tij. Basha veçoi 4-vjeçarin e parë të qeverisjes së Edi Ramës, i cili u mbyll edhe me marrëveshjen e 17 majit 2017, për bashkë-qeverisje disa mujore PS-PD, e cila solli fitimin e mandatit të tretë për PS-në dhe përçarjen e opozitës. “Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje 4 vitet e para, sepse isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua.  Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, status quo-ja. Ju notoni në luks. Zotërote ka kaluar më shumë kohë me sheikë se sa duke kaluar njerëzit e zonës tuaj elektorale.- tha Basha.

Me sa duket “Foltorja” e Berishës po jep efekte të forta si tek Ram ashtu edhe Basha. Ky i fundit prej javësh tashmë duket i çakorduar në deklarimet dhe vendimmarrjet e tij, duke krijuar përçarje brenda partisë. Ndërkaq edhe pse Rama e shijon në pamje të parë situatën e brendshme në PD, nga ana tjetër vuan mbështetjen e gjerë që po has doktori në çdo qark. Rama e di mirë se me fitoren e Berishës në betejën e brendshme, do humbasë një aleat të fortë si Basha në PD. E në këtë kushte Rama është i detyruar të qëndrojë në lojën aktive, duke dhënë mbështetje me sa mundet për kryetarin e partisë kundërshtare, e cila sic po shihet gjatë kësaj kohe nuk ka munguar nga mediat e majta për Bashën, media që ekzistencën e tyre e kanë të lidhur me fondet e pushtetit rilindas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here