Një incident është shënuar ditën e sotme në ambasadën shqiptare në Beograd.
Bëhet me dije se ambasada shqiptare është sulmuar, pasi persona të paidentifikuar kanë hedhur një shashkë në oborrin e institucionit.
Ambasadori ka qenë brenda godinës kur në oborrin e ambasadës u hodh shashkë. Nga incident nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e incidentit dhe të autorëve.