Dy djem dhe dy vajza janë gjetur të vdekur në një sallë saune në Qerret të Kavajës. Raportohet se viktimat janë shtetas rus dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri.
Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunas të këtij hoteli në Qerret.