Bayern Munich-Robert Lewandowski dukej një dashuri e përjetshme, me palët që nuk nguronin në asnjë moment të shprehnin vlerësimin reciprok por ja që në futboll asgjë nuk është e sigurt. Mjaftoi një deklaratë, një interesim nga ana e Bayern për Erling Haaland që të krijohej krisja e parë mes palëve. Tani sulmuesi polak po mendon realisht largimin në fund të sezonit me një destinacion të qartë, Madridin.
Prej vitesh presidenti Perez është përpjekur të josh polakun dhe tani duket vera e duhur për ta bërë realitet. Me tratativën Mbappe që nuk i dihet fundi dhe me PSG që i ka parakaluar në lidhje me Haaland, Real Madrid ka kthyer vështrimin nga Lewandowski. Gjithsesi mbetet për tu vlerësuar se si do të shkojnë gjerat deri në përfundim të sezonit pasi situata mund të përmbyset sërish.