Thursday, November 7, 2024
Home Aktualitet Steve Bannon: Diktatura globale, kampet e përqëndrimit dhe persekutimi i demokracisë. Soros...

Steve Bannon: Diktatura globale, kampet e përqëndrimit dhe persekutimi i demokracisë. Soros financon elementë në partitë shqiptare

0
179

E.Kokalari- Më pëlqen që i referoheni si “partia e Davosit”,  sepse ka vite që ata e bëjnë këtë. Kjo është e njohur.Miliarderë si Xhorxh Soros, Bill Gejts ishin atje.Kyështë një mega-plan për të cilin punuan të gjithë, sidomos gjatë vitit të kaluar. Problemi është se Sorosi ka pesë zyra në Ballkan.E them këtë që ta dini se ai i ka rrënjët të thella në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni, në të gjithë Ballkanin.

Të gjithë e dinë se shumë elementë në parti janë financuar nga Sorosi.Thonë se edhe drejruesi i partisë që po përpiqen të heqin, është dikush që në njëfarë mënyre është fiancuar nga Sorosi.Ai e dinte që ai njeri manipulohej lehtë dhe ne jemi në një pikë kritike tani.

Dua të përsërisni gjithçka për Xhorxh Sorosin, që ta dëgjojnë mirë të gjithë:

Pse ai është i keq?

Si ta heqim dhe pse duhet ta heqim atë?

Dy-tri gjëra që do t’i ndihmonin të kuptonin.

S. Bannon – Diçka që duhet të dini për rëndësinë e kësaj përballjeje tani në Shqipëri është që Ballkani ka qenë çelësi i shumë çështjeve në shekullin e njëzet dhe në shekullin e njëzet e një . Jeni në atë rajon që është qendra gjeopolitike , do të thosha Ballkani deri në Hungarinë Lindore , Poloni . Këto vende dhe Kina e Jugut.

Tre pikat e nxehta gjeopolitike , një nga Ballkani deri në Europën Lindore , tjetra kufiri veriperëndimor i Indisë , Pakistani , Afganistani , Kina tani me aleaten tonë , Indinë , tjetra është pa dyshim Deti i Kinës së Jugut .

Ju jeni në një prej tri pikave të nxehta , sidomos prej lëvizjeve tektonike në politike , prandaj Forumi Ekonomik Botëror prandaj dhe “partia e Davosit”, kjo mbledhje e elitës globale kanë marrë vëmendje të veçantë .

Prandaj Sorosi ka 5 zyra në Ballkan.

Flasim pak për Sorosin.

Pak njerëz janë aq të zgjuar, aq të fuqishëm dhe aq mashtrues sa Xhorxh Sorosi.

Sa herë që i viheni kundër Sorosit, ta dini që i jeni vëne kundër më të zotit.

Ai është për një botë pa kufi. Do qarkullim të lirë të kapitaleve dhe të krahut të punës në botë. Nuk do kufij kombëtarë. Ai do të thotë se jam antiautoritar.

Nuk e do që partia komuniste kineze tani po lufton me ÇP-në, për të cilën nuk besoj se është një luftë e vërtetë, por gjithsesi ai është për kufij të hapur, për një shoqëri të lirë. Nuk do kufij botërorë, nuk do kultura kombëtare, ai është tregtar, do para dhe do kufij të hapur.

Kjo është vetëm një formulë për shkllavëri të plotë të klasave punëtore dhe të mesme.Atëherë ato marrin fund.Le të kthehemi në vitin 2017. Javën e tretë të janarit në vitin 2017, u mbajtën dy fjalime shumë të rëndësishme. I pari besoj se u mbajt të mërkurën, data 18 janar, në Davos.

Ishte edhe Xi Jinping me ftesë të Sorosit dhe të tjerëve në Forumin Ekonomik Botëror, Klaus Schëabi…

Ai foli për një rend tëri botëror, që mbart efektin e rrjetit. Kina ishte në krye për manifakturat, me iniciarivën “ një rrip brezi, një rruge” nga Azia Qendrore deri në Ballkan, në Europën Lindore, në Europë dhe në Afrikën Sabsahariane, në Karaibe e në Amerikën Latine.  Një rrjet i drejtuar nga Kina.Ky do të ishte rendi i ri botëror dhe të gjithë pjesëmarresit ne Forumin Ekonomik Botëror e pëlqyen shumë.

E pëlqyen konceptin “ Një rrip brezi, Një rrugë” dhe se si ai rrjet do të ndikonte tregjet dhe njerëzit. I kishin marrë të gjithë atje.

Të gjithë këshilluesit, McKinsey, Booz Allen, te gjitha bankat, JP Morgan, natyrisht edhe bankat investitore…

Ishin të gjithë atje.

Te gjitha mediat globale:

“The Economist” “Financial Times”.

Ata e portretizuan Xi Jinpingun si një njeri vizionar.

U shprehën se ky ishte vizioni i një të ardhmeje të qëndrueshme, të paqtë e të begatë.

Dy ditë më pas, Donald Trump mbajti fjalimin e betimit, të cilin e kisha ndihmuar ta përgatiste.  Ai është quajtur si “Fjalimi i Masakrës Amerikane” por në fakt ishte mbrojtje e sistemit uestfalian…

E- E njoh mirë atë fjalim.

S- ishte për gjendjen e kombit.

Ishte për individët, për lirinë, për kombësinë dhe për kulturën e tyre.Për të patur këto unione të pavarura që ne i quajmë kombe.

Si një vëllazëri kombesh në mbarë botën. Në këtë mënyrë bota do të kishte paqe dhe bagati.

Dy ide radikalisht të ndryshme. Në Davos ata e mburrën Xi-në thanë se është gjeni, njeri i paqes, por mendoni pak:

Ata njerëz që merreshin me investime bankare, tregti bankare, tregje kapitali, mediat, këshilltarët, të gjithë ata që ishin në auditor ishin në të njëjtin biznes.

Ishin në biznesin e informimit.Kanë të gjithë informacionin e brendshëm se si funksionon bota. Atëherë të gjithë e dinin për kampin e përqendrimit të ujgurëve, për persekutimin e Falun Gong, e dinin për persekutimin e lëvizjes demokratike, e dinin për marrjen e organeve të të persekutuarve ujgurë, ku partia komuniste kineze merrte qenie të gjalla, ua hiqte organet dhe i shiste në treg të hapur ose i përdorte për anëtarët e partisë komuniste kineze: merrnin veshka, zemër.

E dinin për shtypjen e kristianëve, shtypjen e Kishës Katolike e dinin për kamper e dinin për zhdukjen e gjithkujt në Kinë që kundërshtonte dhe e dinin për “murin e kuq”.

Kjo është hipokrizia e Xhorxh Sorosit, Klaus Schëab-it dhe të gjithë atyre në Davos.Ata i dinin të gjitha.E dinin për kampet e përqendrimit, për vrasjet, për torturat, për popullin e varfër të Kinës, për te varfrit e Pekinit, punëtorët.

I dinin të gjitha dhe nuk pyetën.

Edhe e dini pse?

Është shumë e thjeshtë.

Prandaj nuk pyesin as për askënd në Shqipëri.

Për ata ju jeni fundërrina.

Sepse ata duan t’ia dinë vetëm për të përfituar.Ata duan vetëm para. Nëse dikush u sjell më shumë para, ata nuk pyesin nëse kanë apo jo të drejta njerëzore, nuk pyesin se çfare jete bën.

Për ata ju jeni një element i vogël prodhimi dhe konsumi. Për sa kohë që e beni këtë pa liri, ata këtë duan nga ju. Për këtë arsye, ata nuk kan standarde morale. Ata janë tërësisht imoralë.Në perëndim, ne përfaqësojmë diçka.Duam më të mirën e njerëzimit.Kuptojmë që çdo njeri është bërë sipas shëmbëlltyrës se Perëndisë dhe është frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë dhe kjo ma bën ne unikë.Nëse e ke këtë, nuk pyet për asnjë qeveri në botë, nuk pyet për asnjë Forum Ekonomik Botëror, as për Xhorxh Sorosin, as për Klaus Schëab-in.

Të drejtat e tua nuk varen nga ata, nuk varen nga partia komuniste kineze dhe as nga qeveria shqiptare. Të drejtat e tua i ke nga Zoti! Kjo ju bën unikë dhe ja vlen të luftoni. Kyështëndryshimi thelbësor. Këta njerëz nuk kuptojnë asgjë.Nuk vlerësojnë aagjë. Janë njerëzit më të këqij në botë dhe unë do të shtoja se janë më të këqijtë në gjithë historinë e botës.

Kjo është diktaturë globale. Unë nuk jam nga ata tipat e teorive konspirative.

Thjesht po ju them se si funksionon ky sistem. Ajo për të cilën po luftoni ju në Shqipëri është po ajo për të cilën Bolsonaro po lufton në Brazil, e njëjta gjë për të cilën po luftohet në Indi, në Japoni. Dhe ç’është më e rëndesishmja është e njëjta gjë për te cilën po luftohet në Amerikë për presidentin Trump.

Prandaj kauza jonëështë fisnike. Prandaj jua them sinqerisht që ne nuk do të humbasim dhe nuk duhet të humbasim, sepse nëse ne e humbasim këtë luftë, njerëzimi merr fund.

E- Ne nuk do ta humbasim këtë luftë. Do ta fitojmë!

S- Ndonjëherë do tëna duket sikur po humbasim, por ne do te fitojmë, sepse duhet të fitojmë. Nuk ka rrugë tjetër.

Humbja nuk është një opsion.Duhet të fitojmë.Unë dhe të tjerë që i respektoj i kemi kushtuar jetën kësaj kauze.Nuk është dicka që mund ta bësh “me kohë të pjesshme”.

Është angazhim me kohë të plotë.

Por ia vlen sepse mbrojmë parimet bazë të Judeo-Kristianizmit dhe atë çka e ka bërë këtë botë unike me anë të kulturës e qytetërimit. Kjo luftë po tërheq njerë nga çdo kulturë, çdo shoqëri.Ata e kuptojnë se kjo është një betejë shpirtërore që po e luftojmë në fushën e materializmit, politikës, tregjevë kapitale, ekonomisë, por në thelb është luftë shpirtërore. Pra kemi mbështetës në të gjithë botën nga fe, raca dhe gjini të ndryshme.

E  Kuptoj që po i thoni popullit tim që të mos dorëzohet, të luftojnë fort, që nuk janë vetëm, do ta kalojmë këtë e do të fitojmë.

S- Nëse nuk dorëzoheni, nëse luftoni çdo ditë, do të fitoni!

E- Dy pyetje të shpejta, para se të ikni.

E kam thënë gjithmonë se nëse do të kishit qenë ende në administratë, nuk besoj se do të kishim humbur. Nuk jam e vetmja që e them këtë. Po të kishit qenë, nuk do të kishim arritur në atë pikë që dëshmuam të gjithë.

A do të jeni ju pjesë e administratës së re?

S- Vullneti i Zotit është vullneti i Zotit!

Donald Trump nuk është shumë fetar, dua të them në kuptimin e kishës, edhe pse është natyrë shumë spiritualiste.Por ai është figurë.

Perëndia deshi që ai, si çdo miliarder në moshën e tij, të luante në fusha golfi, të kishte një grua të bukur, një familje të bukur.

Në fund të moshës 60-vjeçare dhe në fillim të moshës 70-vjeçare ai mund të bënte ç’të donte.Nuk kishte pse t’i hynte politikës, që të rrezikonte t’i shkatërrohej familja, bizneset, të rrezikonte burgun.Nuk kishte pse ta bënte këtë.Por ai e bëri sepse beson në ndershmërinë e popullit amerikan.

Beson se Amerika duhet të kthehet në rrugën e drejtë. Ai pati fat që në 2016-n dhe këtë jua them me siguri. Ata ishin më të shumtë në numër, në pajisje, në organizim, kishin më shumë para, mediat, dhe ne prapë fituam.

Pse?

Prej popullit amerikan.

Nuk ka dyshim që në vitin 2020 Biden i vodhi zgjedhjet. Ne e dimë këtë, kemi dhe prova dhe do ta vërtetojmë në të ardhmen. Përsëri kemi një ndodhi hyjnore: ata i përmbysën letrat.

Tani e dimë mirë se ç’përfaqësojnë qeveria Biden dhe e majta radikale.Nuk bëhet më fjalë për partinë e vjetër demokratike.Unë vetë vij nga një familje demokratësh të klasës punëtore.Këta janë radikalë të stërvitur nga Sorosi, të mbështetur nga Sorosi, njerëz të marksizmit kulturor.Pavarësisht nëse bëhet fjalë për mësime me dallime racore në shkolla, për vaksinat, mandatet, nëse kemi pushtim të kufirit jugor që do të lejonte ardhjen e elementëve kriminalë mes popullatës amerikane.Ata i përmbysën letrat.E bukura e vjedhjes së Biden-it është se në SHBA nuk diskutohet më se në ç’anë qëndron dikush.

Tani radikalët po shpenzojnë pa fund pë të na zhytur në borxhe. Kjo është më se e qartë.Ndodhi hyjnore është edhe ajo e 3 nëntorit.Doli diçka e mirë nga ajo. E mira është që mund ta kuptojmë tani dhe askush s’mund të mbajë qëndrim neutral: ose je me ne, pse je kundër nesh.

Ajo që kam bërë unë që ditën e parë dhe që kisha dhjetë vjet që e bëja para se të takoja presidentin Trump ishte krijimi i një lëvizjeje nacionaliste populiste në Amerikë dhe në mbarë botën. Do të vazhdoj ta bëj këtë për aq jetë sa të më japë Zoti! Por ajo që mund t’ju them është se kjo lëvizje politike do të marrë pushtetin në vitin 2022 në Kongres dhe pastaj do të marrë edhe Shtëpinë e Bardhë në 2024-n. Gjëja kryesore është të fitojmë njëherë dhe pastaj të sigurojmë të vendosim njerëzit e duhur për politikat e duhura.

 

E- Pyetja e fundit:

Pasi ta rimarrim partinë demokratike këtu në Shqipëri dhe bëhet konventa e radhës, a do të vini ju në Shqipëri dhe t’u flisni njerëzve?

S – Së pari, do të ishte nder për mua!

Së dyti, siç e thashë, Ballkani është qendra gjeopolitike…

E di që është e vështirë të flasësh kur je në gjendje lufte, por kjo është një nga kohët më të rëndësishme në historinë e vendit tuaj dhe rajoni juaj është ndër vendet më të rëndësishme në botë.

Ashtu si të jetë gjendja në Ballkan, është edhe gjendja në botë.

Ka ndodhur shpesh në të kaluarën.

Gjithçka në Luftën e Parë Botërore lindi nga Ballkani dhe ajo gjendje zgjati pothuajse 90 vjet, derisa ra Muri i Berlinit.Ballkani është shumë i rëndësishëm dhe lufta juaj është shumë e rëndësishme.

Do të ishte nder të isha aty me ju.

E- Është ky një premtim?

S- Po.

E- Faleminderit që ishit me ne dhe uroj të shihemi shpejt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here