Të dielën zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore

0
125

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur të shtunën që të shpërndajë materialin zgjedhor – përfshirë fletëvotimet – për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 më së shumti komuna ka fituar subjekti politik Lista Serbe, gjithsej 10: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Gracaniça, Kllokot, Novobërdë, Partesh dhe Shtrëpcë. Lista Serbe është pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me tetë komuna të fituara: Fushë Kosovë, Gjilan, Istog, Lipjan, Pejë, Viti, Vushtrri dhe Podujevë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar shtatë komuna: Deçan, Gjakovë, Junik, Klinë, Obliqi, Rahovec, dhe Suharekë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar udhëheqjen e pesë komunave: Dragash, Gllogoc, Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime. Ndërkaq, tri komuna i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje (LVV): Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën. Por, më vonë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ai i Kamenicës, Qëndron Kastrati janë larguar nga LVV.

Një komunë e ka fituar Nisma Socialdemokrate, përkatësisht Malishevën dhe një Partia Demokratike Turke, përkatësisht Mamushën. Hanin e Elezit e ka fituar kandidati i pavarur, Refki Suma, ndërkaq Skenderajin, kandidati i pavarur, Bekim Jashari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here