Video/ Ndeshje e “çmendur”, Leicester leksion 4-2 Man. United. Fiton Man. City

0
95

E kanë thënë edhe më parë që Man. United e pret një calendar ferri dhe vetëm sapo ka nisur sepse që me ndeshjen me Leicester City, Ronaldo me shokë u mundën 4-2.

“Djajtë e kuq” kaluan të parët në avantazh me një super gol të Greenwood në 19’ teksa Tielemans barazoi menjëherë në  31’.

Në pjesën e dytë një gol i Souyncu në 78’ shtangu skuadrën e Solskjaer por menjëherë barazoi Rashford në 82’ ndërsa Vardy i dha goditjen finale Man. United me një gol në 83’.

Një spektakël i vërtetë që në nuk mbaron këtu sepse në 92’ ka vend edhe për një gol nga Daka që mbyll sfidën në 4-2 që në fakt shton problemet e Man. United në Premier League.

Në sfidat e tjera, Man. City fitoi 2-0 ndaj Burnley me golat e Bernado Silvës dhe Kevin De Bruyne ndërsa Aston Villa barazoi 2-2 me Wolves./Ora News/.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here