Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvallën.
Presidenti Meta e uroi Ministren Gërvalla për detyrën e rëndësishme, që ushtron në Qeverinë e Kosovës, në këto momente mjaft të rëndësishme për vendin e saj.
Presidenti Meta më tej i përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për zhvillimin me korrektësi dhe në mënyrë demokratike të zgjedhjeve lokale, që u mbajtjen dje.
“Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet”, – theksoi Presidenti Meta.
Kreu i Shtetit theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.
Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë edhe më ngushtësisht, për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane.
Postimi i Ilir Metës:
Kënaqësi të mirëprisja sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Znj.Donika Gërvalla.
Përgëzova institucionet e Republikës së Kosovës për zhvillimin me korrektësi dhe në mënyrë demokratike të zgjedhjeve lokale, që u mbajtjen dje.
Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet.
Theksova nevojën që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.
Të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane.