“O ‘artist’ krijo një pikturë për mjerimin që ke mbjellë në Shqipëri”/ Pankartat e qytetarëve në protestë

0
107

Ditën e sotme është mbajtur sërish protestë kundër rritjes së çmimeve, ku qytetarët i bëjnë thirrje të gjithëve që të bashkohen për të kundërshtuar këtë padrejtësi.

Pjesë më e madhe kishin marrë pankarta ku i jepnin mesazhe kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të ulë cmimet.

“O ‘artist’ krijo një pikturë për mjerimin që ke mbjellë në Shqipëri”,

“Ne importojmë bukë dhe eksportojmë shqiptarë”,

“Krizën mos na e ngopni neve”,

“Jo ruletës së çmimeve”,

“Zgjohu, reago. Uria dhe mirëqenia nuk kanë ngjyra. Bashkohu dhe ti me ne. Reago!!!”

“Rregulloni rrogat dhe pensionet! Ndryshe do ju nxjerrim ju politikanë në pension!”

Top Channel ka raportuar ditë pas ditë për rritjet abuzive të çmimeve. Kompanitë e miellit rritën abuzivisht çmimet, duke ndikuar te shtrenjtimi i bukës. Po kështu kriza energjetike që ka prekur gjithë Evropian rrezikon dhe vendin tonë dhe ne pritet të paguajmë më shumë fatura.

Shqiptarët sot paguajnë disa herë më shumë për blerjen apo marrjen me qira të shtëpive dhe mobilimin e tyre, për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në fabrika.

Rrogat dhe pensionet nuk rriten, që do të thotë se ne duhet të kursejmë gjithnjë e më shumë e të heqim dorë nga disa produkte apo shërbime të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here